30.11.2019 - 12:10
Nga përdorimi i tepërt dhe intensiv, enët e kuzhinës mund të vjetërohen dhe të digjen më kollaj nga nxehtësia. Në raste të tilla nuk duhet menduar direkt që t’i hedhim. Soda e bukës na ndihmon shumë në këtë drejtim. Do thoni ju amvisa, po si?
Çfarë duhet të bëni:
- Mbushni tenxheren ose tiganin e djegur me ujë dhe e vendosni në zjarr të ziejë. Shtoni më pas 2 lugë gjelle sodë buke.
- Sapo të keni hedhur sodën në ujin e vluar, e përzieni me një lugë druri.
- Me lugën e drurit fërkoni pjesën e djegur dhe do të shihni sa lehtë do të pastrohet tenxherja.
Pas pak minutave, tenxherja juaj do të bëhet si e re.
Sapo të jetë hequr e gjithë pjesa e djegur dhe të jetë pastruar plotësisht, tenxheren mund t’a lani dhe një herë në fund me ilaçin e enëve.
Shënim: Nuk duhet të përdorni lugë tjetër përveçse të drurit.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Shpërndajeni me miqtë tuaj!
“Të urrej babi!” Gabimi fatal që bëni me fëmijën tuaj
Kjo është zgjidhja!