MENU
klinika

Premier League, java 20

Manchester City kalon Sheffield me polemika

29.12.2019 - 20:51

Manchester City ka marrë një fitore të rëndësishme në ndeshjen e fundit për vitin 2019, por suksesi 2-0 ndaj Sheffield United ishte i mbushur me polemika.

Miqtë kaluan në avantazh për 0-1. Mousset mori një top pas shpinës së mbrojtjes dhe me një sprint të bukur pushoi topin në rrjetë. VAR ndërhyri dhe e anuloi golin, pasi kupa e gjurit e lojtarit ishte më përpara.

City e nisi me vrull pjesën e dytë. “Qytetarët” arritën të shënojnë me anë të Sergio Agueros. Kampionët në fuqi të Anglisë ndëshkuan miqtë në minutën e 53′. De Bruyne futi një top mjeshtërisht për argjentinasin që nuk gaboi me një gjuajtje të saktë dhe të bukur.

Në 82’, ishte radha e vetë belgut De Bruyne për të realizuar. Me këtë sukses, City “blindon” vendin e tretë, 1 pikë larg Leicester. Guardiola është dorëzuar sa i përket titullit, ndodhet 14 pikë larg Liverpool.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Merr për herë të katërt radhazi titullin kampion

Manchester City shkruan historinë

Ka shënuar 23% të golave pas minutës së ‘90

Granit Xhaka: Jemi të pabesueshëm!

I heq nga duart sfidën Gjermani-Skoci

Tërboi Bayern në Madrid, UEFA nuk fal Marciniak