MENU
klinika

Premier League, java 20

Përmbysje spektakolare e Chelsea në derbi

29.12.2019 - 17:01

Kur u mendua se Arsenal u “ringjall” nga derbi londinez, ka ndodhur e kundërta. Chelsea përmbys shifrat në 2-1, në harkun kohor të 4 minutave, mes 83’ dhe 87’.

Aubameyang kishte kaluar vendasit në avantazh në minutën e 13-të dhe pjesa e parë u mbyll 1-0 për Arsenalin, që në këtë ndeshje ishte pritës.

Por duhet thënë se pjesa e dytë ishte dominimin total i bluve. Arsenal pati dy shanse me kundërsulm për të vrarë ndeshjen, por nuk ia doli. Dhe në 83’ Jorginho barazon për Chelsea-n. Katër minuta më pas Abraham shënon golin e fitores.

Një sukses që vlen shumë për të besuarit e Lampard për zonën Champions, ndërsa Arteta nuk arrin të gjejë “ilacin” për “topcinjtë”, të cilët kanë rrëshkitur keq në renditje.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN