MENU
klinika

Andy Ruiz Jr kundër Anthony Joshua

Peshimi zyrtar, nesër dueli i vitit në boks

06.12.2019 - 16:41

E shtuna e 7 dhjetorit është e veçantë për të gjithë boksdashësit, pasi do të kenë mundësinë të shohin duelin e vitit mes meksikano-amerikanit Andy Ruiz Jr dhe britanikut Anthony Joshua.

Revanshi do të zhvillohet në Diriyah të Arabisë Saudite. Ndeshja e parë mes tyre u fitua nga meksikani Ruiz, që hodhi në tapet Joshua në raundin e shtatë (qershor 2019), duke i shkaktuar humbjen e parë në karrierë dhe duke i rrëmbyer titujt botëror.

Peshimi i fundit zyrtar ndodhi sot dhe të dy boksierët kanë ndryshuar strategjinë e tyre. Joshua peshon 107.5 kilogramë. Kjo është pesha më e vogël që anglezi ka pasur gjatë gjithë karrierës.

Ruiz, po ashtu, ka ndryshuar strategji sërish, pasi ka fituar më shumë kilogramë që nga dueli i fundit, duke çuar peshoren në 128.3 kilogramë. Dueli do të jetë mjaft interesant, ndërsa në peshime atmosfera mes tyre ka qenë e paqtë.

Ata i kanë dhënë dorën njëri-tjetrit duke uruar fat. Joshua vjen në këtë duel me një rekord prej 23 ndeshjes, 22 fitoresh, 21 me KO dhe me një humbje të shkaktuar nga Ruiz. Kampioni i botës ka 34 ndeshje, 33 fitore, 22 me KO dhe vetëm një humbje.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN