MENU
klinika

6 Janari

Refuzimi i fundit/ A do t’i përgjigjet Thaçi sot Kurtit?

31.12.2019 - 10:40

Presidenti Hashim Thaçi pritet t’i përgjigjet refuzimit të tretë të Albin Kurtit, sot në një konferencë për media.

Thaçi kishte ftuar për herë të tretë kandidatin e Vetëvendosjes për kryeministër, Albin Kurtin, për herë të tretë që sot në orën 10 të shkonte në zyrën e tij për t’u mandatuar për formimin e Qeverisë.

Kurti i refuzoi edhe këtë ftesë, e në ditën e fundit të vitit, presidenti Thaçi do të deklarohet para mediave.

Zyra e Presidentit ka njoftuar se sot në orën 12:30, Thaçi do të mbajë konferencë për media.

Kurti në letrën e refuzimit i ka thënë Presidentit Thaçi që do të jetë i gatshëm ta takojë atë me 6 janar të vitit 2020.

Presidenti Thaci akoma nuk ka dhënë ndonjë deklarim rreth kësaj kërkese të Kurtit.

Perëndimi, presioni për sanksionet ndaj Rusisë

Çfarë paralajmëron presidenti serb? Vuçiç i frikësuar!

‘Recetën’ e kujt do të ndjekë Kaja Kallas

“Zonja e re e Hekurt” merr në dorë dialogun Kosovën-Serbi

"Çdo herë që nuk biem dakord për diçka…"

“Si janë raportet tuaja me Ramën?”/ Përgjigjet Albin Kurti