MENU
klinika

Kategoria Superiore, Java 17

Teuta triumfon në Vlorë, arrin rivalët

23.12.2019 - 13:41

Ka përfunduar ndeshja e fundit e javës 17 e Kategorisë Superiore, ajo mes Flamurtarit dhe Teutës, që u ndërpre dje nga moti i keq. Durrsakët kanë fituar 3-1 në Vlorë dhe arrijnë rivalët në renditje.

Ndeshja ishte e luftuar deri në minutën e 31-të, kur Emiliano Vila kalon në avantazh të tijtë. Një gol që çliron Teutën dhe demoralizon Flamurtarin. 0-1 mbyllet pjesa e parë.

Me të nisur pjesa e dytë, është sërish Vila që shënon për miqtë. Teuta merr edhe më shumë zemër dhe luan më mirë, edhe pse nuk e ka më atë agresivitetin, por kontrollon ndeshjen.

Goditjen përfundimtare Flamurtarit do t’ia jepte Sherif Kallaku, që realizon golin e tretë për Teutën në 65’. Më pas ka pak histori, me të dyja skuadrat që duket sikur po prisnin që vetëm të mbyllej ndeshja, por Flamurtari ia del të shënojë golin e nderit në 90′.

Teuta ngjitet në kuotën e 28 pikëve, aq sa ka edhe Partizani me Tiranën. Ndërsa Flamurtari regjistron humbjen e 11-të, duke e mbyllur vitin pa fitore në sezonin e ri.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN