MENU
klinika

Lëvizja e bujshme

Tottenham përgatit rikthimin e madh

25.12.2019 - 14:15

Tottenham kontakton 4 herë fituesin e Champions League në lidhje me lëvizjen e mundshme gjatë merkatos së dimrit. Gareth Bale mund të kthehet te Tottenham.

Kjo është kryefjala e mediave britanike. Sipas Daily Star, ylli i Realit të Madridit është në kontakt me Spurs-at për një rikthim në Londër.

Bale, i cili e ka udhëhequr Madridin në katër kurora të Ligës së Kampionëve, është gjendur në konflikt të hapur me trajnerin Zinedine Zidane që nga kthimi i francezit në klub.

Uellsiani iu bashkua Realit të Madridit në vitin 2013 pasi kaloi gjashtë sezone te Tottenham, gjatë së cilës, ai shkoi nga të qenit një talent premtues, në një anësor të klasit botëror.

Daily Star pretendon se Tottenham është duke përgatitur një marrëveshje me vlerë 25.7 milion plus Christian Eriksen për ta rikthyer Bale në klub.

Me kontratën e Eriksenit, që mbaron gjatë verës dhe interesi i vazhdueshëm i Madridit për lojtarin, Spurs-at shpresojnë që përfshirja e lojtarit danez në një marrëveshje për Bale të tundojë Madridin të bëjë shitjen.

Los Blancos e paguan Bale me 350 mijë paund në javë, një rrogë që vështirë se mund të plotësohet nga klubi londinez, por te Tottenham janë të bindur se do të gjenden mekanizmat financiarë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN