MENU
klinika

Pas ofertës së Interit

Verona i vë çmimin Marash Kumbullës

27.12.2019 - 15:58

Shumë klube të Serie A, duke nisur nga Juventus, Lazio, Inter dhe për të përfunduar te Napoli, pa harruar Manchester United, kërkojnë shërbimet e mbrojtësit shqiptar të Verona-s, Marash Kumbulla.

Interesimi për shqiptarin ka kaluar në hapa konkretë nga Inter, pasi drejtuesit e zikaltërve janë vendosur në kontakt me ata të Hellas Verona-s.

Verona kërkon 20 milionë euro për të lënë të lirë lojtarin e tyre që në merkaton e janarit. Një çmim shumë i lartë, por kjo është kërkesa fillestare e modestëve të Serie A.

19-vjeçari nuk ka ndërmend të nxitohet dhe dëshiron të gjejë një skuadër që i jep mundësi të luajë, por nëse Verona merr një vendim, është i detyruar të shkojë tek ai klub që blen kartonin.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN