MENU
klinika

Serie A, Java 17

Vjen fitorja e parë e Napolit me Gattuson

22.12.2019 - 22:43

Erdhi me shumë bujë te Napoli pas shkarkimit të Ancelottit, dështoi në ndeshjen e parë, por në të dytën vjen fitorja. Napoli fiton në limite 2-1 në transfertë ndaj Sassuolos.

Ishin vendasit ata që shënuan të parët në 29’ me Traore dhe pjesa e parë përfundoi në avantazhin e Sassuolos, me trajnerin e Napolit tepër të mërzitur.

E dyta nis me një zëvendësim te Napoli, në fushë hyn Elseid Hysaj. Dhe në 57’ vjen goli i barazimit. Është Allan që hap shpresat për të arritur një përmbysje.

Goli vonoi shumë, por erdhi. Në minutën e katërt shtesë shënon Elmas, duke gëzuar si stafin teknik, ashtu edhe tifozët e kaltër.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN