MENU
klinika

Bardhezinjtë në çerekfinale

Dybala “zbeh” Ronaldon, Juve “poker” në Kupë

15.01.2020 - 22:37

Juventus ka kaluar pa probleme në çerekfinale të Kupës së Italisë, duke fituar 4-0 ndaj Udineses në Torino. Ronaldo mungoi, por shkëlqeu Dybala.

Juventus ka kaluar në avantazh në minutën e 16-të me anë të Gonzalo Higuain. Ishte një aksion fantastik i dy argjentinasve Dybala-Higuain, të cilët kombinuan mjaft mirë mes tyre, me “Pipitan” që finalizoi.

Dybala, pas asistit të dhënë për golin e parë të shënuar nga Higuain, ka realizuar të dytin me një goditje perfekte nga pika e bardhë e penalltisë.

Juventus ka treshuar shifrat ndaj Udineses në minutën e 58-të me një kryevepër të Dybala. Argjentinasi ka shënuar një gol magjik, duke lënë gojëhapur të gjithë stadiumin dhe mbi të gjithë trajnerin Sarri.

Në 61’, Dybala kishte mundësinë të shënonte tripletë, por penalltinë ia ka lënë Costa-s, që nuk fal dhe 4-0. Juventus do të luajë në turin tjetër me fituesin e ciftit Roma-Parma, teksa do të jetë udhëtues.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN