MENU
klinika

Norvegjezi, rekord në Bundesliga

7 gola në 3 ndeshje, askush si Haaland

02.02.2020 - 12:32

As në ëndrrat më të shfrenuara nuk e kishte menduar që do të kishte një debutim të tillë me Borussia Dortmund. Erling Haaland shënoi edhe dy gola në fitoren 5-0 ndaj Union Berlin.

Ky dygolësh nënkupton se ai është bërë lojtari i parë në histori të Bundesligës që i shënon shtatë gola në tri ndeshjet e tij të para në këtë garë.

Më i jashtëzakonshëm është fakti se secila nga shtatë goditjet e ish-sulmuesit të Red Bull Salzburg në drejtim të portës, përfunduan në rrjetën e portës.

19-vjeçari realizoi tregolësh në debutimin e tij për Dortmundin kundër Augsburg më 18 janar, pasi ishte futur në lojë në minutën e 56-të, pas transferimit nga Salzburg.

Ai i shënoi dy gola të tjera në fitoren e Dortmundit 5-1 kundër Cologne më 24 janar, pasi ishte futur në lojë 25 minuta para fundit. Kundër Union Berlin, Haaland ishte titullar për herë të parë, duke shënuar në të dy pjesët e lojës. Ai e fitoi edhe një penallti, nga e cila shënoi Marco Reus.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ka shënuar më shumë se United në 2020

Shifra fantastike, Haaland gol çdo 12 minuta