MENU
klinika

Mbrojtësi i Kombëtares

Kumbulla, ndër 10 lojtarët më premtues në Europë

03.02.2020 - 19:31

Marash Kumbulla luajti një tjetër ndeshje të mirë me Veronën, duke ndalur Milanin 1-1. Mbrojtësi kuqezi u vlerësuar me notën e lartë 7 nga mediet italiane.

Ndërkohë, Observatori i Futbollit në Europë (CIES) ka bërë një studim në lidhje me lojtarët premtues që luajnë në kampionatet kryesore të Europës, duke analizuar minutat që lojtarët e datëlindjes 2000 kanë luajtur në kampionat gjatë këtij sezoni.

Lojtari më i aktivizuar është mesfushori i Parma-s, Dejan Kulusevksi, i cili do të veshë fanellën e Juventus-it sezonin e ardhshëm. Ai ka kaluar në fushë 95% të minutave të përgjithshme të zhvilluara nga skuadra e tij.

Në podium është edhe Tonali, titullar me Brescia-n me 94% të minutave të luajtura. Vendin e tretë e zë mbrojtësi i krahut i Norwich, Max Aarons (92%).

Pak më poshtë, në vendin e nëntë, pozicionohet talenti i Shqipërisë, Marash Kumbulla (61%). Talenti 19-vjeçar po zhvillon një sezon shumë të mirë në Serinë A, aq sa për të janë interesuar skuadra si Manchester United, Inter, Napoli apo Lazio.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Luftë" për talentin shqiptar

Inter sfidon Napolin, “prenoton” Kumbullën