MENU
klinika

Edhe mbrojtësi pëlqen Interin

Kumbulla në planet e Contes, por ka konkurrencë

20.02.2020 - 16:23

Inter ka hapur një dritare për Marash Kumbullën. Antonio Conte ka dërguar vëzhgues në disa ndeshje të Veronës për të parë nga afër Kumbullën dhe duket sikur të gjitha rrugët të çojnë në një transferim të mundshëm në merkaton e verës.

Por duhet kujdes. Konkurrenca është shumë e madhe dhe Marotta duhet të tregohet i vëmendshëm dhe i zgjuar për të mos u kapur në befasi nga të tjerët.

Për të transferuar Marash Kumbullën ka punuar Napoli dhe presidenti Aurelio De Laurentis, i cili kishte arritur një akord me klubin e Veronës për 21 milionë dhe 4 bonuse.

Pas marrëveshjes për Rrahmanin, Napoli donte edhe lojtarin tjetër shqiptar, por ky i fundit nuk e ka dhënë fjalën e tij. Nëse nuk duam ta quajmë një marrëveshje të dështuar, më mirë e quajmë të “ngrirë” për momentin.

Pas këtij refuzimi fshihet klubi i “Suning”, i cili ka takuar më shumë se një herë menaxherin e djaloshit 20-vjeçar, duke i lënë të kuptohet se ai do të jetë një lojtar shumë i rëndësishëm në projektin e Contes.

Lazio dhe Fiorentina gjithashtu kanë bërë sondazh në drejtim të futbollistit të Kombëtares shqiptare, por rreziku më i madh mund të vijë nga Bundesliga. Leipzig, Bayern dhe Dortmund kanë dërguar shpesh “agjentë” për të vëzhguar talentin shqiptar.

Edhe skuadra si Manchester United, Everton dhe Chelsea janë interesuar për të. Nëse rendimenti i tij do të jetë i njëjti deri në fundin e sezonit, me siguri vlera e transferimit do të arrijë 30 milionë euro.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Luftë" për talentin shqiptar

Inter sfidon Napolin, “prenoton” Kumbullën