MENU
klinika

Serie A, Java 24

Spektakël në “Olimpico”, Lazio thyen Interin!

16.02.2020 - 22:40

Lazio dhe Inter kanë dhuruar spektakël sonte në Romë, në një nga ndeshjet për “kartolinë” këtë sezon. Bardhekaltrit përmbysin në 2-1, duke kapur vendin e dytë, vetëm 1 pikë larg Juventusit.

Të dyja skuadrat në fillim kanë studiuar njëra-tjetrën, por më pas sfida është ndezur. Ndeshja do të zhbllokohej nga Ashley Young në fundin e pjesës së parë, teksa përfiton nga një pritje e Strakoshës dhe topi i vjen me portën thuajse bosh.

Inter e ka nisur keq pjesën e dytë ndaj Lazios, teksa ka bërë një gafë foshnjarake në mbrojtje. Penallti për Lazion dhe karton i verdhë për De Vrij. Immobile përballë Padellit nuk gabon, duke vendosur barazpeshën. 1-1 në “Olimpico”!

Në 70’, pas një rrëmuje në zonë, Milinkovic-Savic përfiton dhe mposht portierin, që hidhet me vonesë. Loja ndizet edhe më shumë, me raste në të dyja portat. Immobile humb një rast të artë në fund. Mbyllet 2-1, me Lazion që tashmë mund të quhet pretendente reale për titull.