MENU
klinika

Ndikoi pandemia

COVID-19 prishi gjithçka, Mbappe do kalonte te Real

12.04.2020 - 14:03

Nëse futbolli nuk do të ishte ndalur nga pandemia e COVID-19 dhe gjithçka të ishte normale, Kylian Mbappe në verë do të vishte fanellën e Real Madrid.

Francezi prej kohësh e ka shprehur admirimin e tij ndaj klubit spanjoll për të cilin ka bërë tifo që në fëmijëri. Para disa javësh u lajmërua se edhe Barcelona është hedhur në sulm për shërbimet e tij, por babai i Mbappe është përgjigjur se nëse djali i tij shkon në Spanjë do e bëjë vetëm për Real Madrid.

Mbi trabsferimin e Mbappe te Real Madrid ka më shumë informacion nga një njeri i afërt, Jerome Roten. Në një intervistë për mediet francize, ish-mesfushori ka deklaruar me siguri se Mbappe kishte marrëveshje me Realin për transferimin këtë verë në Madrid, por përhapja e koronavirusit anuloi gjithçka.

“Mbappe dhe Real Madrid kishin arritur praktikisht akordin mes tyre. Por, ajo që po ndodh në botë do e shtyjë transferimin e lojtarit në Madrid. Nuk ka shanse që ai të qëndrojë te PSG apo të rinovojë kontratën. Palët kanë arritur një marrëveshje, Mbappe do të largohet nga PSG, është thjesht çështje kohe”, – tregoi 42-vjeçari.