MENU
klinika

Rekordi i mbrojtësit shqiptar

Hysaj, në “top 10” e lojtarëve të Serie A

12.04.2020 - 21:15

Nuk është sezoni më i mirë i tij, qoftë për minutazhi, qopftë nga paraqitjet, e kushtëzuar edhe nga një dëmtim, por Elseid Hysaj mburret me një rekord, që vetëm pak e kanë arritur në Serie A.

Mbrojtësi shqiptar është një nga 10 futbollistët që arriti 100 ndeshje në Serie A në më pak se tre vite. Pra, Hysaj rezulton të jetë një nga 10 lojtarët më të shpejtë që kanë arritur shifrën jubilare që nga koha kur ndryshoi sistemi dhe fitorja vlerësohet me 3 pikë.

Debutues me Empolin në elitën e futbollit italian, Hysaj ia doli që të arrinte 100 ndeshjet më pas me fanellën e Napolit, pas vetëm 945 ditësh. Ai ka kaluar kësisoj emra shumë të njohur të futbollit italian, futbollistë të cilët kishin mbërritur në Serie A duke synuar të bëheshin titullarë të paprekshëm.

Sipas të dhënave zyrtare, ai është i 9-ti më i shpejtë, duke lënë pas emra si Belotti, Higuain, Albiol apo Dzeko. Vendi i parë i shkon një futbollisti i cili erdhi në Itali jo me shumë bujë, por që u bë i rëndësishëm pikërisht për Napolin e Hysajt. Jose Callejon është ai që mban rekordin me arritjen e shifrës së 100 ndeshjeve në elitën e futbollit italian në 902 ditë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


De Biasi për kapitenin e Kombëtares

“Sikur të kisha pasur 10 lojtarë si Hysaj”