MENU
klinika

Shifra të rralla që habisin

Nga Lahm, Ibra e Bale, kuriozitetet që s’i dinit

02.05.2020 - 18:02

Futbolli është një lojë që matet me gola, me pikë, pra, matet me shifra e statistika. Shumë ngjarje të jashtëzakonshme kanë ndodhur në historinë e futbollit, por janë ca statistika që vështirë të besohen. Më poshtë po u sjellim disa prej tyre:

1.LAHM – Ndonëse ishte një mbrojtës, Philipp Lahm nuk bëri asnjë ndërhyrje të parregull për 13 muaj. Legjenda e Bayrn ishte shumë i mirë në leximin e lojës së kundërshtarit dhe dinte çdo lëvizje që do bëhej në fushë. Për këtë arsye ai nuk bëri asnjë faull nga shatori i 2014 deri në tetor 2015.

2.MANCHESTER UNITED – Ia doli që në 279 ndeshje kur kishte kaluar i pari në avantazh në “Old Trafford”, të mos humbte asnjë ndeshje, duke regjistruar 263 fitore dhe 16 barazime. Diçka e paimagjinueshme, por “Djajtë e Kuq” ia kanë dalë.

3.WALCOTT – Ka më shumë gola se braziliani Ronaldo në Champions League. Ish-lojtari i Arsenal ia ka dalë të shënojë plotë 15 herë në Ligën e Kampionëve, duke lënë pas emra si Ronaldo Nazario, Zidane, Klose, David Villa, Alexis Sanchez, Huuntelar, Tevez dhe Hazard.

4.C.RONALDO & IBRAHIMOVIC – Kanë shënuar në çdo minutë gol, duke filluar nga minuta e parë dhe deri në të 90’.

5.LINEKER – Nuk mori asnjë karton të verdhë në karrierën e tij.

6.SPANJA – Ia doli të fitojë Botërorin me vetëm 8 gola të shënuar. Kupa e Botës në 2010 ishte me të vërtetë e veçantë, pasi Spanja që shpallej kampione, kishte shënuar vetëm 8 gola gjatë gjithë turneut. Kurrë nuk ka ndodhur me kaq pak gola.

6.IBRAHIMOVIC – Ka luajtur me 6 ekipe që e kanë fituar Champions League, por ai asnjëherë nuk ia ka dalë ta fitojë atë. Suedezi ka luajtur me Inter, Milan, Barcelona, Juventus, M.United dhe Ajax, të cilat e kanë fituar Championsin në të kaluarën, por ai jo.

7.ROONEY, BALE & DAVIDS – janë lojtarët e vetëm që brenda një ndeshje kanë shënuar gol, kanë dhënë asist dhe kanë shënuar autogol.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Mjafton të vijojë me këtë ritëm

Messi shënjestron tre rekorde të Pelè