MENU
klinika

Përfitohen 140 mln euro

Revolucion te Barcelona, 7 lojtarë në merkato

20.05.2020 - 15:20

Teksa të gjithë presin vendimin për rifillimin e kampionatit, te Barcelona kanë nisur të mendojnë për merkaton në dalje. Shumë futbollistë kanë dalë jashtë planeve të drejtuesve katalanas që me shitjen e tyre shpresojnë që të zbusin sadopak gropën financiare të shkaktuar gjatë kësaj periudhe.

Mediat spanjolle zbulojnë se në listën e të padëshiruarve të kampionëve në fuqi të La Liga ndodhen 7 futbollistë, mes të cilëve Arturo Vidal, Ivan Rakitic, Samuel Umtiti, Semedo dhe Rafinha. Në këtë listë ndodhen dhe dy futbollistët e nxjerrë nga akademia në vitet e fundit, si Alena dhe Junior.

Vendim që vë në lëzivje skuadrat elitare në Europë dhe më konkretisht skuadrat italiane. Juventus dhe Inter gjenden prej kohësh në garë për të siguruar shërbimet e Rakitic, me zikaltrit që nuk ndalen këtu, pasi dhe Vidal konsiderohet si një profil i duhur për skuadrën e sezonit të ardhshëm të Antonio Contes.

Nga shitja e tyre, Barcelona  shpreson të përfitojnë një shumë prej 140 milionë euro, të cilat do të përdoren për të sjellë lojtarë të ri në skuadër, ku synimi kryesor është Lautaro Martinez nga Inter, ose Neymar nga PSG.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Barça përgatit superofertën!

“El Classico” në merkato për Mbappe!