MENU
klinika

Infektimi, tamponët, dushet e të tjera

Serie A aktualizon protokollin, pritet vendimi

14.05.2020 - 12:29

Komisioni Mjekësor-Shkencor i Federatës Italiane të Futbollit ka aktualizuar protokollin për rifillimin e trajnimeve kolektive të ekipeve dhe gjyqtarëve profesionistë. Së pari, 24 orë para rifillimit të stërvitjeve në grup do të bëhet teste. Kur në pjesëtar i ekipit do të rezultojë pozitiv me Covid-19, do të izolohet lojtari dhe pjesa e grupit më të cilin është stërvitur.

Do të testohen menjëherë gjithë grupi, në rast se nuk ka të prekur, atëherë stërvitja do të vijojë normalisht, do të karantinoret vetëm futbollisti që del pozitiv. Por në rast se ka edhe të tjerë pozitiv atëherë do të karantinoret i gjithë grupi me të cilin është stërvitur futbollisti që del pozitiv.

Klubet nuk duhet të testojnë apo shtrojnë rastet e tyre në laboratoret shtetërore, por në privatë, edhe jashtë rajonit nëse është nevojshme. Java e parë do të jetë e rezervuar për vazhdimin e trajnimit individual dhe me grupe, me sesione në natyrë dhe grupe me maksimumi 7 deri 8 lojtarë. Trajneri dhe stafi teknik do të veshin një maskë dhe doreza, duke mbajtur një distancë prej të paktën 2 metra.

Përdorimi i palestrës, të paktën për fazën e parë, duhet të reduktohet në thelbësore. Në javën e dytë ushtrimet specifike do të shtohen gradualisht, deri në ndeshje. Stafi mund të mos ketë maska ​​dhe doreza në fazën e dytë. Në dhomat e ndërrimit, lojtarët duhet të mbajnë 2 metra distancë. Dushi mundësisht në dhoma individuale.

Ata që vijnë nga jashtë do të karantinoren pë 14 ditë. Mjekët zyrtarë të klubeve individuale do të konsiderohen përgjegjësit kryesorë për shëndetin e lojtarëve, më shumë sesa në raste normale. Vetëm dy javë pas fillimit të stërvitjes në grup të plotë, do të jetë e mundur të rifillohet ndeshjet, që do të luhen pas dyerve të mbyllura. Tashmë pritet vendimi i Kryeministrit Conte.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Drejtori sportiv i Lazios kritikon ministrin

Tare: Po tallen me ne, do mbetemi dyerve të gjykatave

Lejon edhe përfundimin e Kupës

Serie A përcakton datën e rifillimit