MENU
klinika

E mbushi nga krahu, ndau tatuazhin

Si ia hëngrën bakteriet kyçin e këmbës Cazorlas

14.05.2020 - 17:14

Është në prag të pensionit, por nuk ka asnjë pishman në jetën e tij. Kjo edhe për faktin se ai ka luajtur në dy kampionatet më elitare të Europës dhe skuadra prestigjoze, si Arsenal dhe Villarreal, pa harruar kombëtaren spanjolle, me të cilën është aktivizuar në 81 ndeshje dhe ka realizuar 15 gola që nga viti 2008 kur debutonte.

Fjala është për Santi Cazorla, futbollisti që nuk iu dha më shpresë se një ditë mund të luante futboll, për shkak të një dëmtimi të rëndë. Megjithatë, Cazorla nuk u dorëzua kurrë dhe pas shumë vitesh trajtim, arriti të rikthehej në fushën e blertë dhe tashmë ende luan me Villarealin, duke u kthyer edhe në hero, siç ndodhi vjet ndaj Real Madrid.

Vetë Cazorla, pak kohë më parë tregonte historinë kur ishte dëmtuar dhe për shkak të neglizhencës së mjekëve, në kyçin e këmbës kishte bakterie që po i hanin mishin kohë pas kohe, por askush nuk po e gjente dot se ku ndodhen këto bakterie.

Ai tregon se janë dashur të bëhen më shumë se 3-4 operacione, vetëm për të gjetur bakteriet, ndërkohë që kocka ishte zbutur dhe ishte bërë si plastelinë. Gjatë gjithë kohës, Cazorla falënderoi trajnerin Arsene Ëenger, duke qenë se i rinovonte kontratën atë kohë me Arsenal.

Megjithatë, pas shumë vështirësive dhe operacioneve të shumta, Cazorla arriti të triumfonte ndaj këtij dëmtimi dhe para dy viteve u rikthye në fushë duke dalë nga një dhomë xhami, e mbushur me tym dhe duke u shfaqur me magji, falë një magjistari spanjoll.

Ajo që bën më shumë përshtypje lidhet sërish me kyçin e këmbës së Cazorla-s. Duket qartë që ai ka një tatuazh pa kuptim në kyç, por në fakt nuk është dëshira e tij që të kishte atë tatuazh. Duke qenë se mishi i këmbës i ishte infektuar keq, nuk mund të dilte mish i ri dhe në këtë mënyrë, i duhej që të hiqte një copë nga pjesa tjetër e trupit, për ta vendosur aty.

Ai mendoi ta hiqte nga krahu, aty ku ka edhe një tatuazh dhe ta vendoste në këmbë, duke e ndarë në këtë mënyrë tatuazhin në dy pjesë, për të plotësuar trupin e tij. Kështu, edhe sot e kësaj dite Cazorla vijon të magjepsë me lojën e tij, teksa këtë sezon është aktivizuar në 24 ndeshje dhe ka realizuar 8 gola.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN