MENU
klinika

Klasikja gjermane në shifra

Sot Dortmund-Bayern, diçka ndodh për herë të parë

26.05.2020 - 09:49

Bundesliga rikthehet sot me javën 28 dhe si për ta bërë më të bukur, nis me klasiken Borussia Dortmund-Bayern Munchen. Por ka dicka që ndodh për herë të parë, kjo sfidë nuk është luajtur kurrë pa praninë e tifozëve në një ndeshje zyrtare.

Të dy ekipet paraqiten në këtë duel pasi kanë fituar ndeshjet respektive, që kanë zhvilluar në dy javët e fundit të kampionatit gjerman. Më mirë kanë dalë ndoshta “verdhezinjtë”, që pavarësisht kalendarit më të vështirë ia kanë dalë mbanë për të mposhtur Schalke-n dhe Wolfsburg-un, dy kundërshtarë të fortë në letër, për më tepër pa pësuar as gol.

Edhe “të kuqtë” mund të ishin në statistika të tilla, për më tepër u ndeshën me dy skuadra që pozicionohen në gjysmën e dytë të tabelës së renditjes. Si “verdhezinjtë” ashtu edhe “të kuqtë” zbresin në fushë pas ecurive vërtet shumë të mira, që për rrjedhojë i kanë sjellë edhe deri në këtë pikë.

Kështu, Dortmund numëron 9 fitore në 10 sfidat e fundit, por gjithsesi diferencën e ka bërë padyshim sulmuesi i ri norvegjez, 19-vjecari tepër i talentuar Erling Haaland, që u afrua në gjirin e ekipit në muajin janar. Që tani adoleshenti nordik numëron 10 gola dhe pozicionohet në vendin e 12, vetëm një shkallë poshtë kapitenit të skuadrës Marco Reuss, që vazhon të mbetet jashtë fushave të lojës për arsye dëmtimi.

Sidoqoftë në këtë aspekt sulmuesi më i mirë i kampionatit është natyrisht Robert Leëandoëski. Futbollisti i përfaqësueses polake vijon të shënojë rregullisht dhe për momentin 31-vjecari nga Varshava numëron 27 gola, afërsisht dyfishin krahasuar me golashënuesin më të mirë të Borussias 20-vjecarin anglez Jadon Sancho, që krenohet me 14 gola dhe 16 asist.

Hansi Flick nuk do të ketë sërish në dispozicion emra të rëndësishëm si Coutinho, Sule e Tolisso, ndërsa mesfushori Thiago Alcantara është në dyshim për shkak të problemeve fizike. Në krahun tjetër trajneri Lucien Favre nuk mund të mbështetet dot te lojtarë të tillë si Marco Reus e Nico Schultz, ndërkaq në dyshim mbeten Mats Hummels e Axel Witsel.

dortmund bayern munchen 3-2

Në fillimin e muajit gusht pikërisht në Ëestfalen Stadion Borussia e Dortmundit e mundi Bayern Munich 2-0 në Superkupën e Gjermanisë, ndërsa në kampionat në fazën e parë, pikërisht në ndeshjen e dytë të trajnerit Flick në drejtimin e kampionëve në fuqi, ekipi bavarez i shpartalloi “verdhezinjtë” me rezultatin e thellë 4-0.

Kampionët në fuqi kryesojnë me vetëm 4 pikë avantazh kundrejt Borussias, gjithsesi deri në përfundim mbeten për t’u luajtur edhe plot shtatë javë dhe këto skuadra do të kenë edhe impenjime të tjera të vështira deri në mbylljen e sezonit. Takimi do të mbahet në orën 18:30 në Stadiumin “Signal Iduna Park”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN