MENU
klinika

Kupat evropiane, si Bundesliga

UEFA tërhiqet nga 25 maji, nuk ka më ultimatume

19.05.2020 - 13:27

Tërhiq e mos e këput. UEFA është tërhequr nga ultimatumi i 25 majit, ku ligat kombëtare duhet të dorëzonin planet e përfundimit të sezonit në fushën e lojës. Institucioni i futbollit europian po vazhdon të monitorojë me kujdes zhvillimet e fundit në kampionatet e ndryshme, ku edhe ka pasur fërkime me qeverinë mbi rinisjen e sezonit.

Disa e kanë anuluar sezonin dhe nuk do të vazhdojnë, të tjerë kanë zyrtarizuar datat e rinisjes, por ka edhe shumë që ende nuk kanë paracaktuar asgjë dhe presin një shenjë nga politika. Për këtë arsye, UEFA vendosi që nga data 25 maj ta çojë në 17 qershor mbledhjen e Komitetit Ekzekutiv për të bërë planin.

Megjithatë, puna për të përpiluar protokollin për Champions League dhe Europa League vazhdon, aq sa modeli që do të ndiqet do të jetë Bundesliga, që e nisi e para nga kampionatet e mëdha. Pra, protokolli europian do të jetë thuajse identik me Bundesligan, si për shembull parashikimi i izolimit të një lojtari të vetëm dhe jo gjithë skuadrës.

UEFA ka ndërruar shpesh datat, kjo e kondicionuar nga ecuria e pandemisë, ku në shumë vende të Europës ka marrë mijëra jetë njerëzish. Organizmi i futbollit evropian ka vënë nën presion federatat ose ligat kombëtare në mënyrë që të bëhet maksimumi për të mbyllur gjithçka në fushë, por kur e ka parë që qeveritë e këtyre vendeve nuk kanë rihapur futbollin, është tërhequr.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kreu i UEFA-s: Nuk ndikojmë dot te qeveritë

Ceferin: 80% e ligave do ta përfundojnë sezonin