MENU
klinika

Serie A, Java 27

Dy përmbysje spektakolare, fitojnë Atalanta e Roma

24.06.2020 - 22:44

Një nga përmbysjet më spektakolare në Serie A ishte ajo që ndodhi sonte mes Atalanta-s dhe Lazios. Nga 0-2 për miqtë në 3-2 për bergamaskët, Berat Gjimshiti që del fitues përballë Thomas Strakoshës, të titullarë për 90 minuta.

Lazio realizoi dy gola të shpejtë në 11 minutat e para. I pari ka qenë një autogol qesharak i De Roon, ndërsa i dyti është realizuar nga Milinkovic-Savic, që ka shënuar me një goditje të mrekullueshme nga distanca.

Atalanta ka arritur ta barazojë. Gosens ka ngushtuar diferencat në 2-1 për bergamaskët në fundin e pjesës së parë, teksa Malinovsky ka barazuar në të 66-ën me një predhë të vërtetë ndaj së cilës Strakosha nuk mund të bënte asgjë.

Më pas erdhi edhe goli i përmbysjes së madhe. Palomino në 80’ shtang Lazion, që tashmë e sheh veten 4 pikë larg Juventus. Një hap fals, kur kemi parasysh që kaloi në 2 gola në avantazh. Atalanta ndërkohë mban vendin e katërt për Champions, madje i afrohet Interit të vendit të tretë me 4 pikë.

Përmbysje edhe në ndeshjen tjetër, kur Roma fiton 2-1 ndaj Sampdoria-s në “Olimpico”. Miqtë kanë kaluar në avantaz më një gol të Gabbiadini-t në minutën e 11-të pas një gafe në mbrojtje.

Por lideri i verdhekuqve, Dzeko, shënon dy gola në pjesën e dytë, njëherë në 64 dhe një në 85’. Një fitore që mban gjallë shpresat e Romës për në Champions, por lajmi i keq është se fitoi Atalanta.