MENU
klinika

Serie A, Java 27

Inter bën “vetëvrasje”, titulli mbetet utopi

24.06.2020 - 20:31

Inter ka bërë një gabim kur nuk pritej dhe natyrisht kjo i kushton shumë. Zikaltrit janë ndalur në barazim 3-3- në shtëpi me Sassuolon dhe ky rezultat i zbeh ndjeshëm pretendimet për titull, për të mos thënë gati utopike.

Romelu Lukaku ka shënuar sërish. Sulmuesi i Interit ka realizuar golin e tij numër 19-të në Serie A, duke barazuar shifrat me Sassuolon, që befasoi zikaltrit me Caputon disa minuta pas fillimit të ndeshjes.

Skriniar ishte ai që u pengua nga Boga brenda zone dhe për arbitrin nuk kishte dyshime, por 11-të metërsh. Belgu mori topin, e vendosi te pika e bardhë dhe më pas shtyllë-gol…Nuk kaluan 5 minuta dhe erdhi edhe goli i dytë me Biraghin, i hedhur titullar nga Conte në vend të Young. Asist magjik i Sanchez me finte!

Në pjesën e dytë Inter ngulmon shumë për të vrarë ndeshjen, por për habi, janë miqtë ata që në 81’ përfitojnë penallti dhe Berardi barazon shifrat. Kur u duk se Borja Valero shpëtoi Interin, duke shënuar golin e tretë në 86’, Magnani 3 minuta më pas barazon shifrat në 3-3 dhe me kaq mbyllet. Skriniar në limit merr karton të kuq.