MENU
klinika

Serie A, Java 27

Tripletë e Cornelius, Parma “prek” Europën

23.06.2020 - 22:47

Nga Serie D, drejt rikthimit në Kupat e Europës. Një ringritje që vetëm skuadra si Parma mund ta bëjnë. Edhe pse në transfertë, Parma fitoi 3-1 ndaj Genoa-s, me një tripletë të Cornelius.

Danezi shënoi golin e parë në minutën e 18-të. Vendasit patën mundësi të barazonin në 29’, por Criscito gabon nga pika e bardhë e penalltisë. Dhe kur nuk shënon, e pëson. Është Cornelius që dyfishon shifrat 4 minuta më pas.

Edhe pjesa e dytë nis mirë për miqtë. Dhe Cornelius në 53’ realizon golin e tretë personal dhe të tretin për ekipin. Gjashtë minuta më pas Genoa ngushton më Falque, por vetëm kaq, pasi Parma në fund shënon edhe golin e katërt me Kulusevski. Parma për Europë, Genoa rrezikon rënien.

Në ndeshjen tjetër të orës 21:45, Torino ka fituar 1-0 ndaj Udineses, me gol të Belotti-t. Tri pikë me shumë vlerë, pasi “granatat” i largohet shumë rrezikut të rënies nga Serie A.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN