MENU
klinika

Do të shiten dy produkte

Formula 1, që në garën e parë me dy risi

24.06.2020 - 15:14

Botërori i ri i Formula 1 do të vij me plot risi. Kampionati më emocionues i botës së automobilizmit parashikohet të nis më 5 korrik në pistën e Austrisë. Garë që do të vij me ndryshime të mëdha, duke parë edhe iniciativën më të re të Formula 1, që është gati të ndihmojë në dy luftërat më të mëdha që po përballet aktualisht bota, atë ndaj Covid-19 dhe racizmit.

Për këtë, drejtuesit më të lartë të FIA-s kanë nisur fushatën e njohur si “WeRaceAsOne”, nga ku pritet të grumbullojnë të ardhura nga shitja e dy produkteve: një logo e ideuar në formë ylberi nga 10 ngjyrat e skuderive pjesëmarrëse të F1 dhe shitjes së 56 kuadrateve në flamurin që lajmëron startimin e garës dhe fundin e saj.

Tifozët do të jenë në gjendje të blejnë një nga 56 kuadratet të flamurit pas çdo gare, ku do shtypet emri i tyre, ndërsa 24 katrorët e tjerë do i ndahen promovuesve të secilës garë për t’i kaluar më pas tek tifozët dhe mysafirët e tyre.

Nuk dihet ende çmimi që pritet t’i kushtojë të interesuarve blerja e tyre, por pritet që shuma e grumbulluar të jetë tepër e majme, kjo për shkak se i njëjti ritual do të bëhet në të gjithë pistat mikpritëse të Formula 1. Deri më tani, në kalendarin e F1 bëjnë pjesë 8 Çmime të Mëdha, të gjitha në Europë, por me qetësimin e situatës, ky kalendar pritet të zgjerohet akoma dhe më shumë.

Më datat 5 dhe 12 korrik, në pistën e Zeltweg, në Austri, do të zhvillohen dy garat e para sezonale të botërorit të Formula 1. Organizatori i garave në pistën austriake, Siegfried Schnabl, sqaron se në total do të zhvillohen 10 mijë teste anti Covid-19. Gjatë periudhës dyjavore, kështu që hyn në pistë, do të testohet çdo 5 ditë, pra 3 teste.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Nga 4 korriku, deri më 6 shtator

Formula 1 konfirmon kalendarin e 8 garave