MENU
klinika

Vettel dhe Leclerc janë gati

Ferrari zbret në pistë, teste me makinën 2018

23.06.2020 - 12:12

Pilotët Sebastian Vettel dhe Charles Leclerc zbritën sot në pistën e Mugello me makinën Ferrari SF&1-H, makina e vitit 2018. Sipas rregullores së FIA-s, pilotët mund të garojnë me makina që janë të paktën dy vite të vjetra.

Ky test kryhet për t’u ambientuar sadopak pilotët e “kokëkuqes” me pistën në prag të debutimit sezonal, në Austri më 5 korrik. Ideja për të garuar në pistën e Mugello duket disi strategjike për Ferrarin, pasi pista italiane është kandidate për të mirëpritur një garë të Formula 1 këtë sezon, më 13 shtator.

Makina italiane është makina e katërt që zbret në pistë në këtë periudhë pushimi, pas Mercedes, Renault dhe Racing Point. Sezoni 2020 nuk ka nisur ende për shkak të koronavirus. Deri më tani janë konfirmuar vetëm 8 gara, të gjitha në Europë. Disa skuadra kanë vendosur të bëjnë disa prova me makinat e vjetra për t’u mundësuar pilotëve të ambientohen me pistën dhe garat.

Ferrari këtë sezon nuk do të ketë pilot të parë dhe të dytë, Vettel dhe Leclerc do të kërkojnë të bëjnë më të mirën në aspektin personal e kështu pastaj për skuderinë. Piloti gjerman do të largohet në fund të sezonit, por ende nuk dihet se me cilën skuadër.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Drejtori i Ferrarit sqaron gjithçka

Nuk ka pilot të parë, Vettel njësoj si Leclerc

Nga 4 korriku, deri më 6 shtator

Formula 1 konfirmon kalendarin e 8 garave