MENU
klinika

Nëse ngjitet në podium

Gjesti që do të bëjë Hamilton në garën e parë

17.06.2020 - 12:58

Formula 1 do të nisë sezonin më 5 korrik në Austri. Por edhe pse duhen 18 ditë deri atëherë, Lewis Hamilton ka paralajmëruar diçka. Ai do të ulet në gju në rast se ngjitet në podiumin e garës së Çmimit të Madh të Austrisë.

Një gjest që mbështet betejën kundër racizmit, pas ngjarjeve të fundit në Amerikë, ku humbi jeton afro-amerikani George Floyd. Duket se britaniku synon të imitojë gjestin e Kaepernick, lojtar i futbollit amerikan, që u gjunjëzua në momentin që këndohej himni amerikan.

Babai i Lewis Hamilton, Anthony Hamilton, ka ftuar të gjithë të ndjekin shembullin e 6 herë kampionit të botës dhe të ulen në gjunjë. “Kjo është një çështje që nuk i përket vetëm Lewis, por të gjithë Formula 1.

Uroj që e gjithë Formula 1 të ulet në gjunjë. Ai nuk ka frikë ta bëjë këtë gjest, pasi është një veprim i drejtë, ku ai beson. Të ulemi në gjunjë jo vetëm për Floyd, por për të gjithë ata që po vuajnë nga racizmi”, – tha Anthony Hamilton.