MENU
klinika

Drejtori i Ferrarit sqaron gjithçka

Nuk ka pilot të parë, Vettel njësoj si Leclerc

18.06.2020 - 12:14

E mbani mend garën e vitit 2002 në Austri të Formula 1? Ishte koha kur skuderia Ferrari dha urdhër që Rubens Barrichello të frenonte që garën ta fitonte Michael Schumacher, i cili ishte në luftë për titullin kampion. Por kjo vështirë të ndodhë te Ferrari, të paktën për këtë sezon. Dhe si për koicidencë, sezoni i ri nis pikërisht nga Austria.

Polemikat e lindura sezonin e kaluar te Ferrari mes pilotëve Sebastian Vettel dhe Charles Leclerc, që disa herë patën përplasje në pistë kanë krijuar sërish panik te drejtuesit e “kokëkuqes”. Sidomos tani që piloti gjerman do të largohet nga Ferrari në fund të sezonit të Formula 1. Ai që sqaron gjithçka është drejtori Mattia Binotto:

“Ajo që ndodhi vjet ishte e rëndësishme për të gjithë ne, sidomos për pilotët. E kemi diskutuar dhe analizuar këtë problem. E përsëris, për ne përparësi ka skuadra, ka emri Ferrari, gara për konstruktorë, që për ne është thelbësore. Pilotët janë të lirë të garojnë në pistë, por kjo nuk do të thotë që ne nuk do të aplikojmë urdhërat në interes të skuadrës. Ata inteligjentë dhe mendoj se kanë më shumë besim mes tyre.”

Pra, Sebastian Vettel nuk do të jetë më numri një, por i barabartë me Charles Leclerc, i cili debutoi në mënyrë fantastike me kokëkuqen sezonin e kaluar pas largimit të Raikkonen.