Ka një mori prodhimesh kinematografike që bazohen mbi histori të vërteta, ndaj ia vlen t’i shohim… Sidomos, kur bëhet fjalë për prodhime të këtij viti.
Do të veçojmë 4 filma, me historitë që po ua prezantojmë shkurtimisht, për të mos i humbur në kinema a shtëpi:
“Lost Girls”
I bazuar në librin e publikuar në 2013-ën, nga gazetari investigativ Robert Kolker, në “Los Girls” rrëfehet historia rrënqethëse e një vrasësi serial, që vrau 12 vajza në vitin 2010.
“Resistance”
Një dramë e Luftës së Dytë Botërore ku një artist pantomimash, së bashku me një grup djemsh e vajzash shpëtojnë me mijëra fëmijë të lënë jetimë nga nazistët.
“The Last Full Measure”
Historia drithëruese e një heroi të luftës në Vietnam, që pati trimërinë për të marrë përsipër misione të pamundura që ushtarët e tjerë i refuzonin, vetëm për të shpëtuar sa më shumë luftëtarë amerikanë.
“I still believe”
Një dramë zemërthyese mbi historinë e jetës së kantautorit Jeremy Camp, partnerja e së cilit diagnostikohet me kancer vetëm pak muaj para dasmës.