MENU
klinika

Luftëtarja Paige VanZant

“Më shumë fitova nga Tv se sa nga duelet në UFC”

27.06.2020 - 12:02

Nuk është thjesht një luftëtare e kafazeve të arteve marciale mikse, por edhe një vajzë plot hire dhe forma të mira. Paige VanZant, një nga sportistet më seksi të UFC-së, ka konfirmuar edhe një herë se në aktivitetet që bën jashtë kafazit fiton më shumë parà se sa kur duelon.

Kjo ka konfirmuar edhe një herë faktin se sportistet në UFC nuk paguhen mjaftueshëm. Gjatë një interviste, VanZant tha se ka fituar më shumë nga pjesëmarrja në emisionin e vallëzimit “Dancing ëith the stars” se sa në të gjitha duelet së bashku që ajo ka zhvilluar në kafaz. Pa harruar faktin se ajo arkëton shumë edhe nga postimet në Instagram.

“Të gjithë e dinë se sa parà fitoj nga një duel. Rreth 46 mijë dollarë për duel dhe po 46 mijë dollarë bonus. Këto shifra dihen. Gjithsesi, unë kam bërë më shumë parà duke konkurruar në “Dancing ëith the stars” se sa në gjithë karrierën time në UFC. Duke përfshirë duelet dhe bonuset”, tha VanZant.

Paige VanZant do të duelojë më 11 korrik në eventin UFC-251, ku do të përballet me Amanda Ribas. Ky event do të zhvillohet në “Ishullin e luftimeve” (Fight Island). Gjithsesi, janë duelet në UFC që e bënë atë të famshme dhe që njerëzit e ndjekin në Tv dhe Instagram.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN