MENU
klinika

Serie A, Java 28

“Pazza” Inter, përmbys në 3 minuta

28.06.2020 - 22:47

Ky Inter është i “çmendur”. Barazon 3-3 në shtëpi me Sassuolon dhe përmbys sonte në fund 2-1 në Parma. Një sukses i vuajtur, por që “blindon” vendin e tretë, pasi shpresat për titull thuajse janë venitur.

Gervinho nuk ka harruar as si shënohet dhe as se si driblohet… Aq sa “deh” mbrojtjen e Interit dhe sidomos Candreva duke e çuar jashtë fushë me nte, teksa i merr kohën edhe D’Ambrosios. Parma kaloi në avantazh në minutën e 15-të dhe Interi e nis si mos më keq në “Tardini”. Kaq për pjesën e parë.

Në të dytën është Inter që sulmon shumë, por goli do të vinte në minutën e 84-t pas një devijimi me kokë nga de Vrij. Ka dhe një karton të kuq për vendasit. Menjëherë pas tensionit, vjen goli i dytë nga Bastoni në 87’. Inter fiton 2-1. Kastriot Dermaku luajti 90 minuta për Parmën, mori karton të verdhë dhe në fund u dorëzua.