MENU
klinika

Formula 1

Williams ndryshon “look” një javë para startit

26.06.2020 - 13:05

Në një sezon të pazakontë të Formula 1, si ai që do të fillojë më 5 korrik në Austri ka edhe hapësirë për revolucion në njëvendëshe. Këtë ka zgjedhur të bëj skuderia Williams që ka riprezantuar për herë të dytë makinën me të cilin do të marrë pjesë në këtë edicion të F1.

Divorci me sponsorin e detyroi që t’i japë lamtumirë ngjyrës së kuqe, me makinën që përbëhet nga ngjyra e bardhë, e zezë dhe blu. Pas rezultateve zhgënjyese në dy sezonet e fundit, skuadra me bazë në Grove është një nga ato që ka pësuar humbje më të mëdha nga pandemia.

Për këtë, pronarët e kanë nxjerrë në shitje, me shpresën për të gjetur investitorë që do ta ndihmojnë të kthehet në lavdinë e saj të mëparshme. Skuderia britanike është një nga ikona e Formula 1. Si ekip, Williams ka fituar 9 tituj si konstruktor, ndërkohë që në 7 raste ka shtyrë pilotët e saj drejt titullit kampion.

Piloti që ka shkruajtur historinë në drejtimin e saj është padyshim, Ayrton Senna, i cili fitoi 3 tituj në drejtimin e një Williams. Madje, nën drejtimin e tij, ai dhe edhe jetën, pasi ishte pikërisht një aksident me Williams në pistën e Imolas  në vitin 1994 që rezultoi fatal për ikonën e këtij sporti.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Nga 4 korriku, deri më 6 shtator

Formula 1 konfirmon kalendarin e 8 garave