MENU
klinika

“Të nisë në 11.00 të hënë dhe të mbyllet në 14.00 të premte”

Ish-ministri mbështet shkurtimin e orëve të punës: Kështu rritet konsumi

10.07.2020 - 10:29

Ish-ministri i Financave Arben Malaj mendon se pandemitë do bëhen më të shpeshta dhe vetë-izolimet do të imponohen herë pas here.

“Paqartësitë dhe pasiguritë po rriten me progresion gjeometrik. Risku i rimbylljes dhe mos-hapja e kufijve nga vendet e BE do ta bëjnë krizën më të thellë, më të rëndë dhe me të gjatë” shkruan ai në rrjete sociale.

Ish-ministri mbështet një ide të hedhur dje nga deputeti Ilir Beqja dhe propozon vënien në praktikë të idesë së Kemal Dervish, ish-drejtues i UNDP, për shkurtimin e orëve të punës.

Po si mund ta ndikojë kjo për mirë ekonominë? Sipas Malajt, ideja rrit kohën e konsumit, por edhe të edukimit të fëmijëve.

“Për të ruajtur ekonominë nga krizat, vende të ndryshme japin para në dorë tek çdo individ që të mund ti përdorin sa më parë për konsum sepse kështu ndihmohet ringritja e ekonomisë.

Ne nuk e kemi të plotë këtë mundësi pasi kemi borxh të lartë dhe stabilitet të kërcënuar të financave publike.

Ndoshta mund të ishte më racionale të lejohej fillimi i punës ditën e hënë në orën 11.00 dhe mbylljen e punës ditën e premte në orën 14.00.

Idenë e parë të shkurtimit të orëve ose ditëve të punës e ka dhënë Kemal Dervish ish-shefi i UNDP dhe tashmë studiues në një prej qëndrave kërkimore shkencore më të mira në botë. Në përgjigje të rritjes së papunësisë deri në 25% dhe 50% për të rinjtë për shkak të krizës globale 2008, Kemal Dervish propozoi që për të ulur papunësinë mund të rriten ditët e pushimit, duke ju rritur mundësinë punonjësve të qëndrojnë dhe investojnë për mirë-rritjen e fëmijëve të tyre.

Rekomandimi parashikonte që edhe pse do të shkurtoheshin orët dhe/ose ditët e punës, konsumi do të rritej sepse studimet tregojnë se në ditë pushimi konsumatorët shpenzojnë më shumë se gjatë ditëve të punës. Përfitimi afatgjatë do të ishte mirë-edukimi i fëmijëve dhe rritja e kohezionit socal” – shkruan Malaj.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Koronavirusi/ Paralajmërimi i FMN-së

“Depresioni më i thellë që nga vitet ’30”