MENU
klinika

Në “ankand” edhe Dybala

Askush i pashitshëm tek Juve, PSG në sulm për CR7

17.08.2020 - 19:22

Përforcohen zërat e një largimi të mundshëm të Cristiano Ronaldos nga Juventus, që nuk e konsideron më si të pashitshëm. Ylli portugez mund të largohet nga skuadra italiane, pasi kampionët e Italisë duan të rregullojnë bilancat e tyre ekonomike që janë me minus që pas afrimit milioner të Ronaldos.

Juvja nuk ka bërë progres në Champions League dhe kjo ka dëmtuar goxha italianët. PSG nga krahu tjetër po monitoron skuadrën dhe është gati që ndërhyjë për ta rrëmbyer portugezin.

Ata janë gati të ofrojnë rreth 55 milionë euro për 35-vjeçarin dhe interesant është fakti që italianët janë gati të pranojnë. Menaxheri Jorge Mendes po punon për një lëvizje të tillë.

Por Juventus edhe me Paolo Dybala ende nuk kanë gjetur një marrëveshje për rinovimin e kontratës. Bardhezinjtë mesa duket kanë plane të tjera për argjentinasin.

Drejtuesit e Juventusit duan ta shesin 26 vjeçarin pasi kanë frikë se mund ta humbasin me çmim nën kosto. Financat e ekipit italian morën një goditje të rëndë nga eliminimi nga Championsi dhe kriza e Covid-19. Dy klubet më të intersuara për Dybala duket se janë Manchester United dhe Tottenham.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN