MENU
klinika

Premier League, Java 2

“Dopio” Mane, Liverpool mban hapin e kampionit

20.09.2020 - 18:31

Liverpool ka mbajtur hapin e kampionit edhe në ndeshjen e dytë të Premier League, duke fituar 2-0 në “Stamford Bridge” ndaj Chelseas. Një ndeshje e interpretuar mirë nga të kuqtë, që kërkojnë titullin e dytë radhazi.

Pjesa e parë ishte e ekuilibruar, me vendasit që ishin më kërkues në fillim, ndërsa kampionët në fund u treguan të rrezikshëm. Pikërisht në minutën e fundit të këtij fraksioni, Christensen doli me të kuq pas ndaloi Mane, që po I drejtohej portës i vetëm.

Në fillimin e pjesës së dytë, Liverpool ka realizuar menjëherë dy gola me Sadio Mane. Fillimisht ka goditur në minutën e 50′ me kokë, pas një krosimi të bukur nga krahu i djathtë.

Ndërsa më pas ka ardhur në minutën e 54′ “dhurata” e portierit Kepa të Chelsea. Një gafë amatore, pasi në vend që të largonte topin, portieri e goditi në këmbët e Mane që ndodhej aty. Një përplasje deçizive që e dërgoi topin në rrjetë për avantazhin e dyfishtë të kampionëve.

Në 73’ ka penallti për Chelsea. Thiago Alcantara, që hyri në pjesën e dytë, e nis keq debutimin, pas shkakton faull në zonë. Gjithsesi, penalltinë e pret Allison, me Jorginho që godet dobët. Liverpool mund të kishte shënuar edhe golin e tretë në limite, gjithsesi, fiton 0-2.