MENU
klinika

Në 63-vjetorin e lindjes

Urim i sinqertë për trajnerin e Partizanit në basketboll për meshkuj

09.09.2020 - 16:55

Sot, mbush 63 vite, profesor Arben Fagu, trajner i basketbollit meshkuj te Partizanit, ish basketbollist cilësor i PARTIZANIt, në vitet 70-te. Ai është sot trajner i Partizanit në basketboll për meshkuj.

Profesor Beni padyshim, është ndër të shumtët basketbollistët cilësorë që ka nxjerrë Klubi Sportiv Partizani në 72 vite jetë, sigurisht ndër emrat e shquar të basketbollit të PARTIZANIT në vitet ’70, krahas Kuqos, Zaces, Priftit, Mushit, Boshnjakut, Dherit, e më vonë Cacit, Bushatit Terihatit, Agollit etj, një super-gjeneratë e madhe kampionësh të basketit të kuq. Një produkt i pastër i shkollës së basketit të PARTIZANI-t. Ai fillimisht kam luajtur futboll te paratërinjtë e Partizanit. Por ishte trajneri Njazi Lleshi i të rinjve të basketit që e tërhoqi profesor Benin te basketbolli dhe duke lënë futbollin ku kishte kontribuar i ati, Besim Fagu, ish futbollist i madh i Partizanit në filimet e tij. Fillimi i parë te të rriturit është në moshën 16 vjec dhe në moshën 18 vjec është aktivizuar plotësisht. Afrohet në ekipin e parë, vetëm 18 vjec, ku ish-trajneri i asaj periudhe, legjenda e kuqe, Njazi Lleshi, duke kaluar 12 vite në radhët e PARTIZANI-t nga 1969, deri më 1981.

Lojtar qe shuhej pershpirtin e gares, forcen e karakterit dhe nivelin e larte sportiv, vyrtyte te trasheguara edhe nga i vellia i madh i tij, legjendari i basketbollit kombetar Agim Fagu. 11 here kampion me PARTIZANIN ne vitet ne vitet ku militoi ku ishte nje Partizan i madh dhe qe dominonte ne trofe dhe ne cilesi ne basketbollin shqiptar. Pikerisht Partizani i madh i profesoreve Lleshi, Shalesi dhe Greva . Partizani qe ne Shqiperi nuk kishte konkurente, por qe konkurencen reale e shihte ne Kupat e Europes. Nje super ekip qe dominoi per 3 dekada parreshtur ne basketbollin tone me 33 trofe dhe me nje “domain” te krijuar “Made in Partizani” ne arenen nderkombetare. Me pas ai, nisi karrieren e trajnerit profesionist te basketbollit.

E nisi me Dinamon me 1984. Me tej me ekipin kombetar te te rinjve por dhe te rriturve pak me vone, sikunder edhe Studentin dhe UAT. Me Partizanin si trajner e nisi me 2006, ku qendroi per 3 sezone. Nderkohe qe eshte rikthyer te Partizani, ekipi i tij i zemres serisht me 2016. Nje Partizan sot qe kerkon te ringrihet ne eliten e basketit tone, ne kohe te nje krize totale te sportit tone, mes shume veshtiresive te panumerta, deri tentativa ne zhdukje te basketiti te kuq, por qe ne saj te dashurise per fanellen te profesor Arbenit dhe shume kuadrove/ ish basketbollisteve te tjere, Partizanin sot ende ne kembe, por larg lavdise se dikurshme.

I urojme 100 vite te tjera te lumtura prefesor Benit, dhe duke uruar qe ta na rikthejne bashke me djemte qe ai stervit, nje trofe kampioni qe kete sezon. Edhe 100 profesor, shendet dhe mbaresi ne cdo aspekt, nga KS PARTIZANI dhe gjithe tifozeria e kuqe!

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Speciale/Intervista me Ylli Shehun

“Babai me Dinamon, unë zgjodha Partizanin”