MENU
klinika

Europa League

Shorti, ja me kë do ndeshen legjionarët kuqezi

02.10.2020 - 13:09

Edhe shortin e Europa League, goglat rezervuan përballje interesante, teksa në mes të klubeve që prisnin të mësonin kundërshtarët, ishin edhe skuadrat e lojtarëve shqiptarë të kombëtares.

Kështu, Roma e Marash Kumbullës ka një short të lehtë në letër duke qenë se përballet me Young Boys, ekipi që eliminoi Tiranën në Play-Off, ndërsa dy ekipet që plotësojnë Grupin A janë Cluj dhe CSKA e Sofies. Napoli është shortuar në Grupin F, së bashku me Real Sociedad, Rijeka dhe Alkmar. Nuk duhet të jetë një problem kalimi i grupit edhe për Hysajn me Rrahmanin.

Ndërkohë, PAOK i Enea Mihaj përballet në Grupin E me Granada, PSV dhe Omonia. Sakaq, grup i sikletshëm, por jo i pakalueshëm për Milanin. Kuqezinjtë janë shortuar në Grupin H së bashku me Lilë, Spartak Pragë dhe Sëlltik.

 

View this post on Instagram

 

? Result of the draw! ? Which group stage match are you excited for? ? #UELdraw

A post shared by UEFA Europa League (@europaleague) on

Grup i lehtë edhe për Tottenham të Mourinhos, teksa do të përballet me bullgarët e Ludogorets, austriakët e Lask dhe belgët e Antwerp. Po edhe për skuadrën tjetër angleze, Arsenal shorti duket i mirë, teksa në grup janë edhe Rapid Vjenë, Molde dhe Dundalk. Ndeshjet e para do të luhen më 22 tetor.

UEFA shpalli Romelu Lukakun e Interit si më të mirin e sezonit të kaluar të Europa League. Belgu me 7 golat e udhëhoqi ekipin deri në finale, por u mposht nga Sevilla.

 

View this post on Instagram

 

✨ #UEL Player of the Season ✨ ? ?????? ??? #UELdraw

A post shared by UEFA Europa League (@europaleague) on

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Merr për herë të katërt radhazi titullin kampion

Manchester City shkruan historinë

Ka shënuar 23% të golave pas minutës së ‘90

Granit Xhaka: Jemi të pabesueshëm!

I heq nga duart sfidën Gjermani-Skoci

Tërboi Bayern në Madrid, UEFA nuk fal Marciniak