MENU
klinika

Vjen Vrioni

Shtohen 3 mungesa me peshë në Kombëtare

08.10.2020 - 16:32

Lista e Kombëtares shqiptare për dy ndeshjet e Nations League në transfertë, ndaj Kazakistanit më 11 tetor dhe Lituanisë më 14 tetor, do të pësojë sërish ndryshime për shkak të dëmtimeve.

Thomas Strakosha, Myrto Uzuni dhe Jon Mersinaj, për shkak dëmtimi, pas konsultave me stafin mjeksor të kuqezinjve, nuk do të jenë të gatshëm për dy sfidat e radhës.

Që nga dita e djeshme me ekipin po stërvitet edhe Etrit Berisha, i cili mundi të sigurojë lejen për të qenë pjesë e kuqezinjve, ndërsa sot në mesditë me ekipin përfaqësues është bashkuar edhe sulmuesi i Juventusit, Giacomo Vrioni.

shqiperi vrioni

Sa i përket sulmuesit të kombëtares U-21, Emiljano Bullari, do të kthehet sërish te skuadra e Shpresave. Shumë mungesa në ekipin kombëtar, por gjithsesi, brenda grupit ka lojtarë me eksperiencë dhe pritet të marrin përsipër dy ndeshjet e radhës.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Mendojmë vetëm ndeshjen e radhës”

Kumbulla modest: Nuk jam unë lideri i Kombëtares