MENU
klinika

NBA

Lebron James zgjidhet “Sportisti i Vitit 2020”

07.12.2020 - 16:05

Basketbollisti i Los Angeles Lakers, LeBron James, është zgjedhur si “Sportisti i Vitit 2020” nga revista prestigjoze “Sports Illustrated”. Ylli i NBA-së ishte në garë për këtë trofe së bashku me Breanna Stewart, Patrick Mahomes, Naomi Osaka dhe Laurent Duvernay-Tardif.

Kjo është hera e tretë në karrierë që LeBron e ton këtë turne, triumf që vjen jo vetëm pas suksesit në parket me Lakers por edhe falë lëvizjes së tij jashtë fushës, për të drejtat e njerëzve me ngjyrë.

Asnjë sportist tjetër nuk ka arritur ta fitojë këtë trofe 3 herë, ndaj për LeBron James ky është një rekord. Për herë të parë ai e ka fituar në vitin 2012 dhe më pas në vitin 2016.