MENU
klinika

Prapaskena

Neymar do të bashkohet me Messin, por jo te PSG

01.05.2021 - 11:29

Do të jetë një verë e nxehtë merkatoja, sidomos për yjet e futbollit botëror. Nga Messi, Ronaldo e Neymar, te Mbappe, Haaland e shumë të tjerë mund të ndërrojnë skuadër.

Kohët e fundit është folur shpesh për një bashkim të Neymar me Messin, me argjentinasin që flitej të kalonte te PSG. Por sipas RAC1, Joan Laporta tashmë ka ndezur “motorat” për të tentuar nënshkrimin e brazilianit Neymar, edhe pse përgjigja e parë e Al-Khelait ka qenë negative.

28-vjeçari rishfaqet në peisazhin katalanas dhe bëhet objektivi numër një i merkatos. Barcelona, edhe pse në vështirësi financiare, duket e vendosur për ta forcuar grupin. Kjo do të plotësonte edhe ambicien e Leo Messit, i cili ka kërkuar një ekip të fortë, që mund të fitojë trofe të rëndësishëm, për të ronovuar kontratën.

Laporta do t’i lëvizë të gjithë gurët, duke parë se braziliani është plotësisht gati të rikthehet në “Camp Nou”. Sipas këtij informacioni, kontaktet e para tashmë janë bërë me PSG, edhe pse reagimi i klubit parizien ka qenë negativ.

Pavarësisht kësaj, te klubi Bluegrana e konsiderojnë operacionin të mundshëm dhe se Neymar mund të kthehet te Barça për një shifër më të ulët se sa PSG-ja kërkoi në negociatat e kaluara. Kjo për shkak se kontrata e brazilianit përfundon në verën e vitit 2022.

Dy vera më parë, klubi parizien kërkoi nga Bartomeu 130 milionë euro, plus tre lojtarë, edhe pse nuk kishte marrëveshje. Tani, drejtuesit nga “Camp Nou” besojnë se mund të nënshkruajnë për një sasi parash më të ulët. Kuptohet, Leo Messi luan një rol vendimtar në këtë histori…

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Babai i argjentinasit takon Laportën

Messi pranon të ulë rrogën për Haaland te Barça

A do ta pranojë argjentinasi?

PSG tundon Messin me një ofertë faraonike


Merr për herë të katërt radhazi titullin kampion

Manchester City shkruan historinë

Ka shënuar 23% të golave pas minutës së ‘90

Granit Xhaka: Jemi të pabesueshëm!

I heq nga duart sfidën Gjermani-Skoci

Tërboi Bayern në Madrid, UEFA nuk fal Marciniak