MENU
klinika

Formula 1

Aksidenti i Verstappen, makina 1.5 mln euro dëme

24.07.2021 - 10:02

Aksidenti që ndodhi në garën e fundit në Silverstone nuk po kalon nga skuderia e Red Bull. Pas dëmit sportiv në pistë, vjen edhe ai ekonomik.

Dihej që aksidenti mes Max Verstappen (Red Bull) dhe Leëis Hamilton (Mercedes) do të kishte pasoja në renditje, por tashmë ai ka krijuar pasoja edhe në aspektin financiar. Red Bull ka bërë me dije se njëvendëshja e pilotit holandez ka pësuar dëme me vlerën e 1.5 milionë eurove.

Lajmin e konfirmoi Christian Horner, drejtori sportiv i makinës austriake: “Ai aksident na ka kushtuar 1.5 milionë euro dëme dhe kjo është një shumë e madhe në një epokë ku kemi buxhete të limituara. Nuk është sekret mendimi ynë që ndaj Hamilton u dha një penalitet i lehtë.

Duke parë rëndësinë që kishte ai aksident dhe dënimin e butë që iu dha Hamilton, si dhe duke parë të gjitha pamjet dhe pasojat, kemi të drejtë të rishohim vendimin. Po ekzaminojmë provat dhe po mendojmë apelimin e vendimit të komisarëve të garës së Silverstone”, – tha Horner.

Merr për herë të katërt radhazi titullin kampion

Manchester City shkruan historinë

Ka shënuar 23% të golave pas minutës së ‘90

Granit Xhaka: Jemi të pabesueshëm!

I heq nga duart sfidën Gjermani-Skoci

Tërboi Bayern në Madrid, UEFA nuk fal Marciniak