MENU
klinika

Nuk ka më lider

Skaneri i Barcelonës, Griezmann ka “humbur”

23.08.2021 - 21:50

Ndeshja e fundit në fushën e Bilbaos nxorri në pah disa anë të Barcelonës. Eki katalanas ishte pranë largimit si i humbur nga ky stadium, por ia doli të merrte një pikë, e cila mund të konsiderohet shumë e vlefshme.

Në këtë barazim mund të dallohej forma e jashtëzakonshme e Frenki de Jong. Holandezi ishte busulla e skuadrës në mungesë të një lideri. Messi nuk është më dhe kjo vihet re, ashtu siç tha trajneri Ronald Koeman në fundin e ndeshjes.

Pa argjentinasin, lojtarët e Barcelonës nuk dinë kë të gjejnë në fushën e lojës. Kur filloi të angazhohej Memphis Depay, skuadra nisi të merrte një tjetër ritëm. Tregoi se është një lojtar i madh dhe nga ata që i duhen pak raste për të shënuar.

Por, është shumë herët për t’i kërkuar që ai të jetë lideri i kësaj Barcelone. Lideri këtë herë ishte De Jong, i cili rezultoi vendimtar si në mbrojtje, ashtu edhe në sulm. Komandoi pasimet dhe nisi aksionin e barazimit.

Shumë ndryshe është situata e Griezmann, i cili duhet të jetë lideri. Ai vetë e di. Koeman ia ka kërkuar që të jetë më shumë protagonist. Ndeshja kundër Bilbaos nuk ishte e mirë dhe ky nuk ishte Griezmann për të cilin Barcelona ka nevojë.

Deri tani ishte justifikuar me faktin që nuk luante në zonën që i pëlqente, por me largimin e Messit është i lirë pëtë bërë gjithçka. Nuk tentoi asnjë driblim në të gjithë ndeshjen, madje nuk tentoi as portën.

E preku topin vetëm 37 herë kundër Bilbaos, sa gjysma ndaj Sociedadit (66). Që katalanasit të kenë ecuri pozitive dhe të fitojnë trofe të rëndësishëm, sigurisht që duhet të shfaqet edhe Griezmann më i mirë. Ai bashkë me Coutinhon duhet të marrin përsipër përgjegjësi, sepse janë dy nga transferimet më të shtrenjta të historisë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Merr për herë të katërt radhazi titullin kampion

Manchester City shkruan historinë

Ka shënuar 23% të golave pas minutës së ‘90

Granit Xhaka: Jemi të pabesueshëm!

I heq nga duart sfidën Gjermani-Skoci

Tërboi Bayern në Madrid, UEFA nuk fal Marciniak