MENU
klinika

FIFA në "hall"

“Tërbohet” Egjipti, nuk i jep leje Salah për kombëtaren

23.08.2021 - 21:14

Federata Egjiptane e Futbollit ka shprehur indinjatën e saj në lidhje me moslejimin e sulmuesit kryesor për ndeshjet e ekipit kombëtar. Liverpool nuk i jep leje Mohamed Salah për t’u grumbulluar me përfaqësuesen e vendit të tij.

Ndeshjet e ardhshme kualifikuese të Kupës së Botës luhen në shtator, por për shkak të kufizimeve të koronavirusit, klubi anglez nuk e lejon. Lajmi u konfirmua nga Federata Egjiptiane të Futbollit.

Egjipti është në listën e kuqe të Britanisë, kështu që Salah, nëse do të grumbullohet me kombëtaren, do t’i duhet të karantinohet kur të kthehet nga Kajro dhe, për rrjedhojë, do të humbasë dy ndeshje të Premier League.

Egjipti do të përballet me Angolën, në Kajro, më 2 shtator, dhe Gabonin tri ditë më vonë në qytetin Franceville. Federata Egjiptiane nënvizoi se “vazhdon kontaktet e saj me FIFA-n”. Gjithsesi, sipas vetë rregullave të FIFA-s, klubet kanë të drejtë të mos lejojnë lojtarët.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Merr për herë të katërt radhazi titullin kampion

Manchester City shkruan historinë

Ka shënuar 23% të golave pas minutës së ‘90

Granit Xhaka: Jemi të pabesueshëm!

I heq nga duart sfidën Gjermani-Skoci

Tërboi Bayern në Madrid, UEFA nuk fal Marciniak