MENU
klinika

"Jeta ka të bëjë me përmbajtjen"

Justin Bieber sjell dokumentarin “Bota jonë”

02.10.2021 - 13:50

Justin Bieber do lançoj më 8 Tetor dokumentarin “Our World”.
27 vjeçari kanadez ka postuar “trailer”-in e dokumentarit në rrjetet sociale.

“Doja të krijoja një natë që t’i bënte njerzit bashkë dhe njerzit të linin gjëra pas dhe të shijonin veten”,- tregon ai në dokumentarin e tij për koncertin e parë të zhvilluar që nga viti 2017.

‘Familja e tij është shumë e rëndësishme’, tregohet në dokumentarin e tij. “

E di që kur të dal në skenë prap e kur të shoh gjithë ata sy mbi mua, do dua të zhdukem. E njoh mirë veten time”,- rrëfen ai duke qeshur.

‘Jeta ka të bëj me përmbajtjen’, thotë superstar-i në dokumentar.

Ai sigurisht ka dhe momentet me gruan e tij Hailey në projektin e ri.

“A je nervoze?,- pyet Justin-Hailey-n ,
“Nëse je ti dhe unë jam”

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Justin Bieber (@justinbieber)

Çifti rikujtuan para dy ditësh ditën përrallore të dasmës së tyre.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Justin Bieber (@justinbieber)


“Gëzuar përvjetorin zemër. Të dua sa rruga për te Hëna(Love u to the moon)”, – shkroi ai

Justin ka realizuar shpesh dokumentare, por kohët e fundit dy dokumentaret e fundit janë zyrtarisht në YouTube, ndërsa mesa duket ky dokumentar do shfaqet dhe në kinema. Ai gjithashtu ka realizuar dy filma për turnetë e tij.