MENU
klinika

Luajti me Dinamon dhe ekipe të tjera

Ndahet nga jeta futbollisti shqiptar në moshën 34-vjeçare

19.12.2021 - 22:24

Ditë e trishtë për futbollin shqiptar. Ish-futbollisti i disa skuadrave në vendin tonë, Spartak Elmazi, është ndarë nga jeta në moshën 34 vjeçare. Lojtari vuante nga një sëmundje e rëndë dhe për tre vite luftonte për jetën e tij.

Një ngjarje mjaft e rëndë për futbollin shqiptar, por mbi të gjitha për familjen e sportistit. Përgjatë karrierës së tij Elmazi është aktivizuar me një sërë ekipesh ku bie në sy Dinamo dhe Kamza.

Gjithashtu është aktivizuar dhe me Tomorin, Pogradecin dhe Kastriotin. Elmazi ka luajtur në Superiore një pjesë të karrierës së tij. “Konica.al” i shpreh ngushëllimet më të ndjera familjes dhe të afërme të lojtarit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN