MENU
klinika

Ekspertët tregojnë si ndikon

Vetëm çokollata, për të fjetur lehtësisht!

14.02.2024 - 13:15

Nëse po përpiqeni të flini mirë, rrisni nivelin e çokollatës. Trajneri dhe nutricionisti Keris Marsden shpjegoi lidhjet midis asaj që hamë dhe mënyrës se si flemë, dhe sesi ekzistojnë ushqime të caktuara që mund të ndihmojnë – ose shqetësojnë – gjumin tonë.

Hormonet ndikojnë në procesin e gjumit. Nivelet tona të serotoninës, të cilat janë thelbësore për prodhimin e hormonit të gjumit melatonin, mund të rriten nga ushqime të caktuara, përfshirë çokollatën.

Vetëm çokollata! Ekspertët tregojnë si ndikon ajo për

“Çokollata është një burim thelbësor për trupin, a nuk mendoni dhe ju kështu?”, thotë Marsden.

“Në të gjitha ditët e mia, në gjithçka që kam mësuar për ushqimin, gjithmonë kam konsumuar çokollatë sepse ajo rrit serotoninën; serotonina ju ndihmon të flini gjumë gjatë natës. Por është e rëndësishme të dini që kemi dhe hormone që na bëjnë të zgjohemi në mëngjes. Kortizoli ju bën të zgjoheni në mëngjes, të vazhdoni gjatë ditës dhe pastaj i lë vendin hormonit tjetër i cili na ndihmon të flemë gjumë”, viojoi ai.