Los Angelos Lakers nuk bën dot dy fitore radhazi në NBA dhe natyrisht kjo i kushton shumë për një pozicion më të mirë, që të dërgon në play-off.
Lakers janë mposhtur nga Toronto Raptors, që ruan vendin e dytë në Konferencën e Lindjes, pas fitores 111-98, përballje e dominuar dhe fituar me meritë nga skuadra kanadeze.
Leonard me 25 pikë dhe Powell me 20 ishin më të mirët në fushë për Toronton, ekip që e ka siguruar me kohë kualifikimin në play off. LeBron realizoi 29 pikë për Lakers, por që s’mjaftuan për të evituar humbjen.
Fitore në sekondat e fundit për Denver, që mposhti 100-99 Dallas, ndeshje me rivalitet dhe emocione në fund. Millsap realizoi 33 pikë, vendimtar për triumfin e Nuggets, duke i bërë të pavlefshme 24 pikët e Doncic për teksanët.
Skuadra e Boston përmbys Sacramento në periodën e katërt, duke fituar 126-120. Miqtë u shkëputën deri në 18 pikë, ku u dallua Hield (34 pikë), por që s’mjaftuan për të fituar. Në pjesën e dytë erdhi përmbysja e Celtics, ku diferencën e bëri Kyrie Irving, autor i një “triple double” (31 pikë, 10 rebound e 12 asist).
Indiana mundi 108-106 Oklahomën, takim ku dyshja Bogdanovic-Sabonis realizoi 49 pikë, duke i bërë të pavlefshme 36 pikët e George. Westbrook realizoi një “triple double, me 19 pikë, 14 rebound e 11 asist, por që mbetën për statistikë.