MENU
klinika

NBA

Warriors me ‘dhimbje koke’/ Ylli i ekipit mungon sërisht!

01.06.2019 - 18:18

Basketbollisti Kevin Durant do të mungojë edhe në ndeshjen e dytë finale play off të NBA-së mes Toronto dhe Golden State, takim që do të luhet ditën e hënë.

Lajmin e ka konfirmuar trajneri i Golden State, Steve Kerr, që shtoi se kjo mungesë nuk duhet të shërbejë si alibi.

Në ndeshjet finale të Konferencës së Perëndimit, ku Warriors triumfuan me lehtësi 4-0 me ndeshje ndaj Portland, mungesa e Durant nuk u ndie shumë.

Gjithsesi, humbja në finalen e parë ndaj Toronto tregoi se mungesa e basketbollistit ndikoi shumë, pasi nuk po luan një nga liderët e skuadrës kampione.

Kevin nuk do të luajë as në ndeshjen e dytë. Po rikuperon, por nuk është ende gati. Para se ai të luajë në një ndeshje zyrtare duhet që të paktën të zhvillojë një seancë stërvitore. Më pas do të vendosim se sa minuta mund të luajë.

Gjithsesi, mungesa e tij nuk duhet të jetë një alibi, sidomos pas humbjes së finales së parë. E ripamë ndeshjen e parë, kemi bërë shumë gabime, sidomos në mbrojtje. Tani e dimë se çfarë na pret dhe gjërat do të ndryshojnë në finalen e dytë. Na duhet të jemi të disiplinuar në mbrojtje”, tha Kerr.

Edhe ndeshja e dytë finale do të luhet në shtëpinë e Toronto, që udhëheq 1-0 serinë e takimeve.