Golden State Warriors dhe Toronto Rapotors zhvilluan një superndeshje në finalen e madhe të NBA!
Në përballjen e dytë të zhvilluar në “Scotiabank Arena”, kampionët në fuqi arritën të fitonin 104-109, duke barazuar serinë 1-1.
Ekipi i Steve Kerr ia doli përballë kampionëve të Lindjes edhe pa Kevin Durant, që vazhdon të qëndrojë në infermieri, ndërkohë që shqetëson gjendja fizike e Klay Thompson.
Raptors e nisën mirë takimin, duke kryesuar deri +12 pikë në mesin e periodës së dytë, por kampionët në fuqi arritën të kthenin lojën në krahun e tyre.
Falë një trepikëshi të Iguodalas rezultati shkoi shkoi 104-109, duke shuar shpresat e vendasve për të marrë fitoren e dytë në shtëpi.
Spikati për Raptors edhe në këtë takim Kawhi Leonard me 34 pikë, 3 asiste dhe 14 rikuperime, por pa mundur t’i gëzohej fitores.
Nga ana tjetër, për Warriors më të mirët rezultuan Klay Thompson dhe Stephen Curry, respekivisht me 25 dhe 23 pikë.